I dyshuari për krimin e rëndë në Malishevë kishte plagë nga arma e zjarrit
Policia e Gjakovës ka dalë me detaje lidhur me arrestimin e 42-vjeçarit Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e Driton dhe Naim Morina në Gollubovc të Malishevës.
I dyshuari është arrestuar mëngjesin e sotëm rreth orës 06:25, i cili pas arrestimit është dërguar për trajtim mjekësor, pasi i njëjti kishte pasur plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit, raporton Klankosova.tv.
“Hetimet lidhur me rastin janë në zhvillim e sipër dhe po udhëhiqen në koordinim të plotëme Prokurorin e Shtetit”, thuhet në komunikatën e Policisë.
