28-11-2024

I dyshuari për plagosjen e dy personave në Shtërpcë është pjesëtar i FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se i dyshuari për plagosjen e dy qytetarëve në Shtërpcë është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Reagimi i Mehajt ka ardhur pasi policia arrestoi një të dyshuar për plagosjen që ndodhi sot në një fshat të Shtërpcës.

“Tani u njoftova se në rastin që ka ndodhur në Shtërpcë është përfshirë një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Me rastin janë duke u marrë organet e sigurisë dhe drejtësisë. I njëjti do ta trajtohet edhe sipas rregulloreve dhe ligjeve që kemi në fuqi në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë. Shpreh keqardhjen më të thellë për atë që ka ndodhur në Shtërpcë. Të plagosurve, u uroj shërim sa më të shpejtë. Raste si kjo janë të izoluara, por si të tilla nuk guxojnë të ndodhin”, ka njoftuar Mehaj, në një reagim në Fb.

Sipas tij, Ministria e Mbrojtës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës mbeten të përkushtuar për t’i shërbyer qytetarëve tanë pa dallim.

Policia ka konfirmuar se ka arrestuar të dyshuarin kryesor për plagosjen e dy personave sot në Shtërpcë.

“Policia Rajonale e Ferizajt, pas një pune intenzive hetimore , grumbullimit të informacioneve në terren kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar.. I dyshuari është duke u shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht Sektorin Rajonal të Hetimeve, për veprime tjera hetimore.
Të ngjajshme

Asnjë koment

Comments are closed.