I dyshuari që u kap në restorant me granatë, kishte edhe tjera të fshehura
Policia njoftoi se në vazhdën e hetimit të një rastit të datës 04.12.2024 në të cilin rast ishte arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i moshës 22 vjeçar, të cilit në një lokal në qytetin e Prizrenit në gjepin e xhaketës së tij i është gjetur një mjet i dyshuar.
Sektori i Hetimeve Rajonale në Prizren me datën 05.12.2024 ka arritur tek informacioni se i dyshuari është në posedim edhe të disa mjeteve të dyshuara të tjera. Si rezultat i veprimeve operative – hetimore është arritur që të gjenden edhe dy mjete të tjera shpërthyese (granata dore) të cilat nga njësiti përkatës i Policisë së Kosovës janë tërhequr në mënyrë të kontrolluar.
Sipas informacioneve i dyshuari i kishte fshehu në parkun e qytetit.
I dyshuari vazhdon të qëndroj në mbajtje dhe hetimet në lidhje me rastin janë nduke vazhduar.