23-11-2024

I gjetën drogë, arrest shtëpiak prizrenasit

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit me iniciale R.A. nga Prizreni, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer  veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Nga shkresat e lëndës rrjedhë dyshimi i bazuar se me datën 11.01.2019, rreth orës 19:40 minuta, me rastin e bastisjes së shtëpisë së të pandehurit në Prizren është hasur në posedim të substancave të dyshuar narkotike, të cilat me rastin e kontrollit në podrumin e shtëpisë së tij janë gjetur, një çantë krahu lëkure, ku kishte substanca të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Aty janë gjetur 466.97 gram, 6 (gjashtë) qese të vogla plastike me substanca të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë prej 20.32 gr, një qese plastike me substanca të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë prej 100.2 gr. të gjitha këto substanca në peshë të përgjithshme prej 587.49 gr. dhe një peshore.

Argumentimi i këtyre fakteve do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale./GazetaePrizrenit.net

 

 

 

 

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.