15-01-2026

I gjeten mbi 10 mijë euro dhe i dorëzuan në polici

Me datë 10.01.2026, në stacionin policor Pejë, është raportuar nga një qytetar se në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Pejë, në një lokal, i kishin humbur para në vlerë prej dhjetë mijë e pesëdhjetë (10.050) euro.

Sipas një komunikate për media të Policisë së Republikës së Kosovës, më 13.01.2026, dy qytetarë nga Peja janë paraqitur në stacionin policor Pejë dhe kanë dorëzuar shumën prej 10.050 euro, të cilat i kishin gjetur në një lokal në rrugën e lartcekur.

Policia ka kontaktuar personin të cilit i kishin humbur paratë dhe ai është ftuar në stacionin policor Pejë. Pas hetimeve të nevojshme dhe në koordinim me prokurorin e shtetit, zyrtarët policorë ia kanë kthyer paratë pronarit.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për veprimin korrekt dhe për nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare të treguar në këtë rast./IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.