I gjuajti granatë dore në oborrin e shtëpisë, paraburgim për të pandehurin nga Rahoveci
Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit A. B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosje dhe armëmbajtje pa leje.
Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer dy vepra penale, ” Kanosja” në vazhdimësi dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
“Gjyqtari i procedurës paraprake Drilon Haraçia, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase kemi të bëjmë me vepra penale të rëndë, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale dhe rreziku i ikjes.
I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 21 shkurt 2022 dhe do të zgjasë deri më 21 mars 2022”, thuhet në njoftim.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/