Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren.
Sinjali mëson se atje një djalë e ka kanosur verbalisht babanë e tij, nga i cili ka kërkuar 2 mijë euro.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prizren bëjnë të ditur se prokurori i rastit, pas intervistimit, ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje./Gazeta Sinjali/