Në pikën kufitare të Vërmicës mbrëmë është arrestuar një person i kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.
Policia ka njoftuar se bazuar në një urdhërarrest ndërkombëtar është arrestuar i dyshuari shtetas i Shqipërisë, për veprën penale të kryer në Austri.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Mbështetur në raportet e Policisë, në pikëkalimin kufitar mes Kosovë e Shqipërisë, në Vërmicë afër Prizrenit, që është ndër më të frekuentuarit në rajon, herë pas herë janë arrestuar disa persona të cilat kanë probleme me drejtësinë ndërkombëtare. /GazetaePrizrenit.net/