I mituri ngacmon seksualisht bashkëmoshataren në Prizren
Një femër e mitur është ngacmuar seksualisht nga një person po ashtu i mitur në Prizren.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30, në rrugën e “Shkronjave”.
“I dyshuari moshë e mitur mashkull K/shqiptar, ka sulmuar seksualisht viktimën gjithashtu moshë e mitur femër K/Shqiptare”, njofton Policia.
Me vendimin e prokurorit, i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net