24-11-2024

I ndjeri që vdiq në motelin në Ferizaj, ishte komandant në luftë

Një person është gjetur pa shenja jete të enjten në mbrëmje, në motelin “Galaxy” në Ferizaj. Viktima është Izair Samiu, 61 vjeçari që në luftë njihej si komandant “Baci”.

Sipas informacioneve të para, ai u gjet në njërën nga dhomat e motelit, ku kishte qëndruar bashkë me një grua 57-vjeçare.

Bashkëluftëtarët e kanë kujtuar “Bacin” me epitete të larta. I ndjeri doli fitimtar në luftën çlirimtare, por humbi një betejë tjetër…!/IO

Asnjë koment

Comments are closed.