I plagosuri në Prizren jashtë rrezikut, dorasi i dyshuar arrestohet
Një person është plagosur me armë zjarri rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, në qendër të qytetit të Prizrenit, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetë, njofton zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj, raporton TV Prizreni.
Personi i dyshuar që ka qëlluar me armë është arrestuar, dhe atij i është sekuestruar arma. Sipas zëdhënësit Osmanollaj, dyshohet se shkak i këtij incidenti janë çështjet e pazgjidhura pronësore në mes të viktimës dhe dorasit.
Policia ka dal në vendin e ngjarjes , ndërsa i plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit.