I quajti opozitën ‘hajvanë’, Kurti arsyetohet: Nuk e kam quajtur të gjithë opozitën
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka folur për gjuhën e ashpër të cilën e ka përdorur gjatë fushatës zgjedhore të shkurtit, ku e quajti ish-opozitën si ‘hajvanë’.
Këtë të enjte në Kanal 10, Kurti deklaroi se nuk i ka quajtur të gjithë opozitën, porse e ka pasur për një pjesë të tyre, shkruan Gazeta 1o. Megjithatë, ai është arsyetuar duke thënë se ndoshta është dashur të gjejë ndonjë fjalë tjetër.

“Nuk është e vërtetë që i kam quajtur të gjithë opozitën ashtu. Ajo çfarë kam thënë unë, ka qenë raport me premtimet lajthitëse të cilët janë në rastin më të mirë, iracionale. Ato kishin të bëjnë me, ta zëmë, buxheti i shtetit, merreni me mend premtonin se do të jetë më i madh se bruto produkti vendor. Ose në anën tjetër thonin se do të rrisnin pagat 505 e pensionet 70%. Ose ka pasur premtime të tillaqë, paga minimale do të jetë edhe më e madhe sesa 50%shi i pagës mesatare në Kosovë. Pra, iracionaliteti lajthitës i këtyre premtimeve, ka bërë që unë të them ashtu siç thashë që ndoshta është dashur të gjejë ndonjë fjalë tjetër, veçse, që bëhet fjalë për lajthitje iracionale, bëhet. Pyesni kudo në botë, cilindo ekonomist, çka i bie kjo kur dikush thotë që, buxheti i shteti në mandatin e tij ose saj, do të jetë 50% më i lartë sesa bruto produkti vendor, ose që paga mestare do të jetë më e ultë se paga minimale.”, shtoi tutje Kurti./Gazeta 1o
Ndiqeni deklaratën e plotë:

