I riu që humbi jetën mbrëmë në aksidentin në Celinë nga Demjani i Hasit të Gjakovës
Viktima që humbi jetën mbrëmë në aksidentin e rëndë që ndodhi në fshatin Celinë, në magjistralen Prizrenin-Gjakovë është nga fshati Demjan i Hasit (Lagja Shehut) të Gjakovës.
Burime të portalit”Gazeta e Prizrenit” bëjnë të ditur se viktima është Beslind H. Krasniqi, i lindur në shtator të vitit 1996.
Edhe katër persona të tjerë janë lënduar rëndë si pasojë e një aksidentit që ka ndodhur, mbrëmë rreth orës 21:00, afër Celinës. Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Regjional në Gjakovë.
Sipas policisë, pikërisht shpejtësia e madhe ishte shkaku i aksidentit. “Shpejtësia e madhe është arsyeja pse ka ndodh aksidenti, sepse rruga ku ka ndodhur është e shikueshme pra nuk është me kthesa, po ashtu është pa dëmtime. Veç kush ka qenë në vend të ngjarjes mund ta kupton se çfarë të bën shpejtësia e madhe. Aq e madhe ka qenë shpejtësia e veturës së viktimës sa është këputur automjeti përgjysmë”, ka thënë Ahmet Hasi, Drejtor i Policisë Rajonale në Gjakovë./GazetaePrizrenit.net