I riu godet me thikë për vdekje 37-vjeçarin, I kërkoi të mos pinte duhan para vajzës së tij
Paul Stanley Schmidt, një 37-vjeçar u vra tragjikisht të dielën, pasi u godit me thikë nga një sulmues, të cilit dyshohet se i kishte kërkuar të mos pinte duhan para vajzës së tij.
Rreth orës 17:30 më 26 mars, Paul u godit me thikë për vdekje jashtë Starbucks në Pender/Granville. Babai vdiq nga plagët e marra dhe ka lënë pas të fejuarën, Ashley Umali, dhe vajzën e tij trevjeçare, Erica.
Familja, e cila ishte brenda duke porositur pije, tha se se Paul i kishte kërkuar Inderdeep Singh Gosa, 37 vjeç, të mos pijë pranë vajzës së tij të vogël, kur ai u sulmua./FrontOnline/