I riu turk i dënuar për arm*ëmbajtje pa leje arrestohet në kufirin Kosovë-Shqipëri, pritet ekstradimi në Turqi
Policia Kufitare në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës ka arrestuar një shtetas turk të shpallur në kërkim ndërkombëtar, gjatë kontrolleve të zhvilluara në Pikën e Kalimit Kufitar në Morinë.
Siç njofton Policia e Shtetit të Shqipërisë ëhet fjalë për Tahsin Yazici, 22 vjeç, banues në Turqi, i cili është ndaluar në hyrje të Shqipërisë me qëllim ekstradimi.
Verifikimet kanë treguar se ai ishte shpallur në kërkim nga Interpol Ankara, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Gaziosmanpasa në Turqi e ka dënuar me 4 vjet e 2 muaj burgim për veprën penale “Mbajtja e paligjshme e armëve të zjarrit”.

Aktualisht, Interpol Tirana po vijon procedurat në bashkëpunim me homologët turq për realizimin e ekstradimit të tij.