12-07-2025

I tha se iu vodh dr*ogë nga vetura, i dyshuari i kërkon punëtorit të autolarjes 5.000 euro 

Një burrë është arrestuar në fshatin Shupkofc të Mitrovicës së Jugut, pasi dyshohet se një punëtori të autolarjes i kërkoi 5 mijë euro, nën pretekstin se nga vetura e tij u vodh drogë me vlerën e cekur.
Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte kërkuar 5000€ nga punëtori i autolarjes, nën pretekstin që nga vetura e të dyshuarit është vjedhur një sasi e drogës me vlerën e cekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edhe:

Nezir Çoçaj kalon në Nismën e Limajt: Prizreni ka nevojë për njerëz me duar të pastra

Asnjë koment

Comments are closed.