I vidhen rreth 100 dele një blegtori nga Kuklibegu i Dragashit
Pronarit, Nesim Halimi, nga fshati Kuklibeg i komunës së së Dragashit i janë janë vjedhur rreth 100 dele.
Mbrëmjen e së dielës së fundit, në fshatin Kuklibeg të komunës së Dragashit është raportuar se rreth 100 dele janë vjedhur nga persona ende të paidentifikuar, raporton televizioni Opoja.
Pasi që pronari, Nesim Halimi, për shkak të disa problemeve shëndetësore kishte udhëtuar për në Prizren, persona të paidentifikuar kanë shfrytëzuar rastin dhe kanë arritur të futen në stallën e tij ku dhe kanë vjedhur një numër të konsiderueshëm të deleve.
Pronari Halimi, kishte njoftuar Policinë e Kosovës, e cila kishte ardhur menjëherë në në vendngjarje për të mbledhur prova të mjaftueshme në lidhje me kete vjedhje.
Ai gjithashtu apeon tek banorët e kësaj komune, se në rast se kanë ndonjë informacion rreth kësaj çështje, të lajmërohen në numrin e telefonit: 044/ 33 55 38 ose edhe në organet kompetente të Republikës së Kosovës./ televizioni Opoja/