24-11-2024

I vrari dhe i plagosuri në Prizren u dërguan në Kukës, Drejtori i Spitalit atje tregon për rastin

Mëngjesin e sotëm në dalje të Prizrenit, një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur. Për këtë rast janë ndaluar gjashtë persona, përfshirë edhe Dibran Hoxhajn të njohur si “Kobra”, në lokalin e të cilit dyshohet se nisi konflikti.

Pas ngjarjes, dy viktimat janë dërguar në spitalin e Kukësit, drejtori i të cilit ka dhënë detaje në T7.

Sulejman Sokoli tha se rreth orës 04:30 në spitalin e Kukësit është paraqitur një veturë për të kërkuar ndihmë, derisa shtoi se i ndjeri ka shkuar pa shenja jetë, ndërsa i plagosuri më pas është dërguar në spitalin e Tiranës.

“Në orën 4:30 është paraqitur një makinë për të kërkuar ndihmë mjekësore, njëri është konstatuar i vdekur ndërsa tjetri ka ardhur i plagosur në këmbën e djathtë. Ai pas dhënies së ndihmës së parë, është dërguar në Tiranë… Është jashtë rrezikut për jetë… Viktima ka ardhë pa shenja jete, pastaj është njoftuar policia dhe organet kompetente”, tha Sokoli.

Asnjë koment

Comments are closed.