I vrari në Studençan më herët kishte qenë i dënuar për një vrasje
Policia në një konferencë për media që ka mbajtur në Prishtinë ka sqaruar edhe rastin e dytë të një vrasje që ka ndodhur në fshatin Studenqan të Suharekës.
Sipas komandantit të Policisë në Prizren Nexhmi Krasniqi i vrari dhe i dyshuari janë vëllezër ndërsa nga të shtënat edhe një grua është plagosur.
Krasniqi tha se motivi i vrasjes ka qenë prona ndërsa sqaroi se i vrari ka qenë edhe më herët i dënuar për vrasje.
Gruaja e cila është plagosur sipas Krasniqit është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit dhe është jashtë rrezikut për jetë.