Identifikohen tre hajna që vodhën në Prizren
Me datën 27 gusht 2019, në orët e mbrëmjes policia kishte pranuar informacion se në një shtëpi në fshatin Lubizhdë të Prizrenit ishte kryer një vjedhje e rëndë, sipas viktimës vlera e dëmit ishte mbi 1300 euro, duke ju vjedhur gjëra të ndryshme. Policia kishte iniciuar rast penal të vjedhjes së rëndë, por në atë kohë për hetuesit policor kryerësit ishin të panjohur.
“Hetuesit policore të stacionit policor Prizren-Veri, duke punuar në mënyrë profesionale në vazhdimësi, duke hulumtuar dhe shfrytëzuar metodat hetimore-operative, në bazë të taktikave policore në aspektin vëzhgues dhe duke mbledhur informacione nga qytetarët, kanë arritur që të zbuloj dhe vërtetoj së kryerësit e kësaj vepre penale të identifikohen dhe arrestohen”, thuhet nga Drejtoria e Policisë Rajonale në Prizren.
Sot, për vjedhje të rëndë në këtë rast dhe për raste tjera, në burg dhe në pritje të gjykimit janë të dyshimtit: A.A i lindur në vitin 1979, B.S i lindur në vitin 1993 dhe H.B i lindur në vitin 2003 (i mitur).
“Policia në vazhdimësi është duke punuar me të gjitha rastet e veprave penale, e në veçanti me rastet e vjedhjeve të rënda, konsideron se duke bashkëpunuar me qytetarët secili rast do të jetë i zbulueshëm pamarre parasysh kohën se sa do të zgjat ajo. Andaj, policia e Kosovës është e përkushtuar që të mbrojë jetën dhe pronën e qytetarëve dhe të zbuloj të gjitha rastet e veprave penale duke bashkëpunuar dhe në koordinim me prokurorin e Shtetit”, është thënë për media.