28-11-2024

IHK: Në disa zona mund të ketë vërshime të shpejta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se reshjet e intensitetit të ulët të cilat kanë filluar gjatë ditës së djeshme, në pjesën perëndimore dhe jugore, gradualisht do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit, ku si pasojë gjatë ditës së sotme, nëpër disa zona të lokalizuara mund të paraqiten vërshime të shpejta.

Sipas institutit, situatë më e ngarkuar parashihet të jetë në pjesën perëndimore të vendit, kryesisht në sistemet e lumenjve, Klina, Lumi Istogut, Drini Bardhë (rrjedha e sipërme), Bistrica e Pejës, Deçanit, Ereniku, dhe në lindje, pellgu Morava e Binçës.

“Nga këto prognoza fillimisht meteorologjike me reshje e pastaj hidrologjike me mundësi vërshime në interval afatshkurtër nga shiu plus shkrirja e borës nga zonat e larta malore (derisa bora e re të fillojë të bjerë), problemet lokale janë të mundshme sidomos rrëshqitje dhe shembje të tokës. Pjesa Perëndimore: probabiliteti për të tejkaluar një prag të periudhës së kthimit të përmbytjeve 5-vjeçare është rrethe 30 % ndërsa 20-vjeçare: 3 %.- Pjesa veriore: Probabiliteti për të tejkaluar një prag të periudhës së kthimit të përmbytjeve 5-vjeçare: 41 % ndërsa 20-vjeçare: 27 %”, thuhet në njoftim.

Asnjë koment

Comments are closed.