08-01-2025

IKSHPK-ja bën thirrje: Vaksinohuni kundër gripit sezonal, shumë qytetarë kërkojnë ndihmë mjekësore

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal, pasi siç thonë javët e fundit është shënuar rritje e rasteve të raportuara për këtë sezon të gripit.

“Gripi sezonal është sëmundje akute infektive, e cila te një numër i konsideruar i rasteve shkakton komplikime serioze shëndetësore, veçanërisht te fëmijët, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike, ndërsa vaksina kundër gripit është mënyra më e mirë për të reduktuar rrezikun e infektimit dhe përhapjen e virusit”, thuhet mes tjerash në thirrjen e IKSHPK-së.

Asnjë koment

Comments are closed.