24-11-2024

Ilir Baldedaj paralajmëron padi ndaj kryetarit Haskuka

Ish-drejtori për Administratë komunale në Prizren, Ilir Baldedaj ka paralajmëruar padi ndaj kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, për siç ka thënë shpifjen e bërë ndaj tij, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Baldedaj që aktualisht është kuvendar i AAK-së në opozitë ka deklaruar kështu pas njoftimit se Prokuroria  e Prizrenit i ka kthyer përgjigje negative Komunës së Prizrenit, duke mohuar të ketë pasur keqpërdorim në rastin e një lënde që ka bëjë me aplikacionin për “Furnizim me software digjital për shërbim të qytetarëve”. Projekti në fjalë ishte realizuar në kohën kur Baldedaj e udhëhoqi Drejtorinë për Administratë.

Për rastin në fakt ka njoftuar kryetari Haskuka, i cili në llogarinë e tij personale në ‘facebook’ ka shpreh habinë për një vendim të tillë të organeve të drejtësisë.

Pas kësaj, në të njëjtën formë, përmes “facebokut” Baldedaj në një postim e ka quajtur kryetarin “të mjerë, adoleshent dhe të padijshëm”. “Adoleshenti Mytaher Haskuka, nuk e ka ndërmend të rritet e të mbushet mend. Në një konferencë pompoze në fillim të mandati u mundua të gjej dhjam në plesht, me deklarata foshnjore. Por Mytaher Haskuka, mospunën e tij dëshiron ta mbuloj me broçkulla të një adoleshenti. Gjithashtu e njoftoj opinionin se do ta padis Mytaher Haskukën për shpifje”, ka shkruar ai.

Në anën tjëtër, duket komunikuar me një lexues, në postimin e tij për këtë rast, kryetari Haskuka ka paralajmëruar një kallëzim tjetër penal ndaj përgjegjësve në Komunë. “Tash pasi prokuroria nuk ka hap rastin, na duhet me ngrit kallxim penal ndaj personave përgjegjës në Komunë”, ka shkruar ai në përgjigjen ndaj një komenti të lexuesit. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.