21-02-2025

Incident i pazakontë në QKUK, një burrë mban peng një grua

Një incident i pazakontë ka ndodhur sot në mëngjes në hapësirat e Klinikës së Nefrologjisë në QKUK.
Një person në orët e hershme të mëngjesit të së premtes e ka mbajtur peng një grua, duke e kërcënuar se do të hidhej nga dritarja e dhomës.

Për të evituar më të keqen, bashkë me policinë kanë asistuar në aksion edhe zjarrëfikësit.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se në orët e hershme të mëngjesit, është njoftuar për një incident, brenda hapësirave të klinikave.

Menjeherë janë marrë masat emergjente nga institucioni, eshte njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Pas masave të marra rasti është izoluar dhe nuk paraqet rrezik”, thuhet në njoftimin e QKUK-së./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.