05-01-2025

Incidenti në Prizren: 18-vjeçari theri me thikë 44-vjeçarin, arrestohen dy të dyshuar

Në një incident që ndodhi sot në fshatin Poslisht të Prizrenit, një person i moshës madhore është therur me thikë, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sulmuesi ishte një person rreth 18-vjeçar.

Zëdhënësi rajonal i Policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi konfirmoi për Gazetën e Prizrenit se viktima e këtij incidenti R. Sh. , lindur me 1980 nga fshati Poslisht është therur në kraharor pas një mosmarrëveshjeje me të dyshuarin.

Ai tha se ndonëse po zhvillohen hetime, ende nuk dihet për shkaqet e konfliktit.

Viktima po trajtohet në emergjencën e Spitalit të Prizrenit.

Bytyqi njoftoi se dy persona tashmë janë arrestuar në lidhje me rastin.

Referuar informacioneve nga spitalit rajonal i Prizrenit viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Ndryshe ky është incidenti i parë me të lënduar, përkatësisht therjes me thikë në këtë vit./Gazeta e Prizrenit

Lexo edhe:

Shaqir Totaj po dëshmon se nuk ka “haber” për veprimtarët kombëtarë

Asnjë koment

Comments are closed.