Infektohen lojtarët me koronavirus, shtyhet ndeshja ndërmjet Pejës dhe Bashkimit
Ndeshja e xhiros IV e Prince Caffe Superligës ndërmjet Pejës dhe Bashkimit, që ishte e paraparë të zhvillohej sot më 11 nëntor, është shtyrë për një datë tjetër.
Vendimi erdhi për shkak të rasteve pozitive me Covid-19 në skuadrën e Pejës.
Emrat e lojtarëve të prekur nuk janë bërë të ditur.
Bashkimi ka shprehur keqardhje për situatën në ekipin pejan dhe iu ka uruar shërim të shpejtë basketbollistëve verdhezi.
Data e re e ndeshjes do të mësohet pas njoftimit të FBK-së.