Infektologu i njohur: Kosova e ka përmbyllur pandeminë!
Për mbi dy vite bota është përballur me pandeminë Covid-19 e cila u ka marrë jetën miliona njerëzve në gjithë botën.
Kosova si shtetet e tjera është përballur me pandeminë Covid19 dhe tani numri i atyre që infektohen është shumë i vogël, por pasojat do të jenë edhe për një kohë.
Infektologu Ilir Tolaj, the se për Kosovën, pandemia ka marrë fund edhe pse mund të kemi raste të reja për virusin.
Sipas tij COVID ka lënë pasoja për shumë kë dhe do të jetë edhe për ardhmen. “Varet prej individëve si do t’i kenë pasojat, po ashtu varet edhe nga interaksioni i organizmit të individit, varet nga mediatorët që lirohen në organizëm, ka edeh probleme të tjera, si lodhja, kollitja etj”, tha Tolaj