19-03-2026

Inspektorati i Tregut kontrollon çmimet dhe produktet në gjithë Kosovën para Bajramit

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka nisur një aksion të gjerë inspektimesh në tërë territorin e Republikës së Kosovës, në prag të festës së Bajramit.

Gjatë gjithë javës, përfshirë edhe ditën e sotme, ka organizuar një aksion të gjerë inspektimesh në tërë territorin e Republikës së Kosovës, e që është duke vazhduar në prag të festës së Bajramit”, thuhet në njoftim.

Ky aksion ka për qëllim: verifikimin e çmimeve, kontrollin e flamujve të origjinës së produkteve, saktësinë e deklaracioneve të vendosura për konsumatorët.

Inspektorati thekson se mbetet i përkushtuar në mbrojtjen e konsumatorëve.

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut mbetet i përkushtuar në mbrojtjen e konsumatorëve nga praktikat e padrejta tregtare dhe nga çdo veprim që bie ndesh me legjislacionin në fuqi”, thuhet tutje në njoftim.

Përmes këtyre kontrolleve synohet garantimi i transparencës në treg dhe sigurimi i një mjedisi të drejtë dhe të besueshëm për qytetarët.

Asnjë koment

Comments are closed.