09-03-2026

Inspektorati i Tregut: Nafta deri në 1.55€, vazhdon monitorimi i çmimeve 

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka njoftuar se po vazhdon monitorimin intensiv të tregut të derivateve të naftës për zbatimin e vendimit për rregullimin e përkohshëm të çmimeve.

Sipas të dhënave të fundit, çmimi i naftës në tregun vendor varion nga 1.39 deri në 1.55 euro për litër, ndërsa benzina nga 1.27 deri në 1.32 euro për litër.
Ndërkohë, çmimi mesatar i importit është 1.40 euro për naftë dhe 1.14 euro për benzinë.
Autoritetet kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë inspektimet dhe se do të ndërmerren masa ndaj çdo parregullsie në treg.

Asnjë koment

Comments are closed.