24-11-2024

Inspektorati ndërmerr kontrolle në Prizren

Bazuar në Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Inspektorët të shoqëruar edhe nga policia janë duke zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19 në Prizren.

Burimet e “Gazetës së Prizrenit” njoftojnë se kontrollet po zhvillohen në qendrat tregtare dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit ku janë hasur edhe parregullsi.

Në zbatim të vendimeve njoftohet se janë shqiptuar gjoba ndaj pronarëve, te cilët nuk i kanë respektuar masat (si  mos bartja e maskave nga stafi, respektimin e distancës në lokale, etj).

Pos qytetit, aktivitete të tilla janë shtrirë edhe në fshatra./GAZETAEPRIZRENIT.NET

Asnjë koment

Comments are closed.