Inspektorati prizrenas asgjëson artikuj ushqimor pa afat
Një sasi e artikujve ushqimorë me afat të skaduara, vlera totale e të cilëve arrin mbi 2.900 euro është konfiskuar në një kompani të Prizrenit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Inspektori sanitar në bashkëpunim me bashkëpunëtorët e inspektoratit gjatë kontrollit të rregullt inspektues në kompaninë PPP “EPPA” me seli në magjistralen Prizren-Therandë, në fshatin Lubizhdë, kanë hasur në artikuj ushqimorë me afat të skaduar.
Në njoftim, thuhet se artikujt ushqimorë me afate të skaduara, të cilët ishin të destinuara për shitje në tregun kosovar, u asgjësuan në prezencë të inspektorit sanitar, bashkëpunëtorëve të inspektoratit dhe të pales, duke i dëmtuar paketimet me qëllim që të mos shiten.
“Përveç asgjësimit të artikujve, u ndërmorrën edhe masa sanksionuese konform ligjit të ushqimit”, thuhen në njoftim.