Inspektorati rrënon një objekt pa leje në Prizren
Drejtoria e Inspektorateve sot ka intervenuar në një objekt afarist pa leje ndërtimore, me etazhitet P+0, i cili gjendej në rrugën “Ali Pashë Tepelena”, shkruan ‘Gazeta e Prizrenit’.
Në njoftimin e Komunës, thuhet se rrënimi i objektit është realizuar sot si pasojë e vazhdimit të punimeve për ndërtim nga ana e investitorit, pavarësisht urdhërave të Inspektoratit për ndalimin e tyre.
“Investitori përveçse nuk ka pasur leje ndërtimore, ka bërë edhe uzurpim të pronës shoqërore me ndërtim të objektit në ngastrën kadastrale 11053-2”,thuhet në njoftim./ GazetaePrizrenit.net/