25-11-2024

Institucionet i fshehin të dhënat për sëmundjet shoqëruese të të vdekurve nga koronavirusi

Institucionet e Kosovës nuk kanë publikuar të dhëna lidhur me sëmundjet shoqëruese të të vdekurve nga koronavirusi, që nga 12 maji, kur është regjistruar viktima e 29. Prej asaj date, deri më 5 korrik në Kosovë janë regjistruar edhe 46 vdekje të tjera, 17 prej të cilave në fundjavë

Më 12 maj është dita e fundit kur institucionet kanë publikuar të dhënat për sëmundjet shoqëruese të pacientëve që janë regjistruar si viktima të COVID-19 në Kosovë. Atë ditë, Kosova ka regjistruar viktimën e 29-të. Ndërkohë, nga ajo datë e deri më 5 korrik, janë raportuar edhe 46 vdekje të tjera, prej të cilave 17 vetëm gjatë vikendit të fundit. Për të gjitha këto raste nuk janë publikuar të dhëna lidhur me atë se cilat kanë qenë sëmundjet që kanë pasur personat që kanë vdekur.

KOHA ka kërkuar të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë (MSH), Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës (SHSKUK), si dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), por që nga e mërkura e javës që shkoi ata nuk kanë kthyer përgjigje lidhur me atë se cilat janë sëmundjet më të shpeshta të personave që kanë humbur betejën me COVID-19. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore).

Asnjë koment

Comments are closed.