Instituti EdGuard: Mbi 66 për qind e nxënësve i konsiderojnë konfuze pyetjet e PISA-s, 50 për qind të vështira
Këto të dhëna i ka bërë me dije drejtori i kësaj organizate, Rinor Qehaja. Madje, ai ka potencuar se rreth 50 për qind e nxënësve kanë deklaruar se pyetjet e PISA-s ishin të vështira, kurse mbi 21 për qind se ato ishin shumë të vështira.
Qehaja ka thënë se disa nxënësve nuk kanë marrë seriozisht këtë test pasi nuk ka ndikuar direkt në notim.
Më tutje, Qehaja ka bërë me dije se 76 për qind e të anketuarve thanë se nuk kanë tentuar të komunikojnë gjatë testimit.
“15 për qind kanë thënë se kanë komunikuar për pyetjet e lëndës së matematikës. Nxënësit janë përgjigjur se ngjanin me ato që i kanë mësuar në shkollë”.
“A ishin pyetjet konfuze – rreth 66 për qind kanë thënë se pyetjet ishin konfuze dhe 34 për qind kanë thënë jo”, ka thënë Qehaja. /EO