25-11-2024

Instituti i Medias: Kurti ta pezullojë vendimin ndaj Klan Kosovës

Instituti i Medias Kosovë, ka reaguar mbi vendimin e MINT-it ndaj biznesit të Klan Kosovës, duke e cilësuar hap mbrapa i lirisë së medies dhe një tentim i ndalimit të punës së medieve në vend.

Në njoftimin e lëshuar, ky institut thotë madje se procedura e pezullimit të certifikatave të biznesit nuk ekziston sipas legjislacionit kombëtar.

”Instituti i Medias Kosovë konsideron se pezullimi i certifikatës së biznesit të Televizionit “KLAN KOSOVA” nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, është një hap mbrapa i lirisë së medies dhe një tentim i ndalimit të punës së medieve në vend.

Ky rast është një paralajmërim se vetëm ato medie që janë në shërbim të qeverisë, nuk rrezikohen që të mbyllen. Procedura e pezullimit të certifikatave të biznesit nuk ekziston sipas legjislacionit kombëtar.

Andaj, ftojmë MTI-në që sa më shpejt ta përmirësojë këtë gabim të pafalshëm sepse vendimi  nuk ka arsyetim të duhur, është marrë nga departamenti i pakompetencë që është i thirrur për pezullimin e certifikatave të biznesit në vendin tonë.

E ftojmë kryeministrit Albin Kurti që ta pezullojë vendim në fjalë  dhe t’i inkurajojë mediet që t’i ushtrojnë detyrat e tyre duke mos u penguar nga askush, sepse pa liri të medieve nuk ka demokraci në vend.

Po ashtu, ftojmë Komisionin e Pavarur për Medie që të mos ndërmarrë asnjë masë ndaj televizionit “Klan Kosova”, por ta lejojë punën fantastike që po e bënë ky televizion për informimin e drejtë të audiencës në Kosovë dhe më gjerë”.

Asnjë koment

Comments are closed.