Intelektualë të shquar hasjanë, dalin në përkrahje të kandidatit Shaqir Totaj
Disa nga intelektualët e profesionitë të shquar hasjanë, si dhe emra të njohur të kulturës kanë dalë në përkrahje të kandidatit për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj.
Përmes postimeve në rrjete sociale, Avokati Taulant Hodaj, Prof. Dr. Besim Muhadri dhe këngëtari Bajram Gigollaj, e kanë vlerësuar këtë si një moment historik për rajonin e tyre, që ka dhënë shumë për shtetësinë e Kosovës.
Ajo që bie në sy është deklarimi publik i avokatit Hodaj, që udhëheq zyrën “Hodaj & Partners, Law Firm”, ku shkruan se në këto zgjedhje ka ndryshuar mendim nga para katër vitesh, kur hapur kishte qenë për humbjen e PDK-së në Prizren, ndërsa tashmë përkrah Shaqir Totajn.
Ndërkaq, Muhadri, pos Totajt ka dalë edhe në përkrahje të kandidatit për Kryetar të Gjakovës nga AAK, Ardian Gjini.
Këngëtari Gigolli, ndërkaq ka ftuar hasjanët, që kësaj radhe të dalin përtej politikës, duke përkrahur Shaqir Totajn.