22-11-2024

Intelektualët e pandershëm!

Shkruan:  Batjar Halili (psikolog)

Ajo që më nxiti të trajtoj këtë problem është takimi ynë i shpeshtë si shoqëri me persona të cilëve ua kemi besuar shkencën dhe që nuk bëjnë shkencë, janë thjesht persona të pandershëm  në veprimtarinë e tyre “intelektuale” dhe aktivitetin e  tyre për të plotësuar kushtet e nevojshme për detyrat që mbajnë dhe vendet ku aplikojnë.Persona të cilët shpesh shesin dhe prostituojnë veten e tyre për të arritur aty ku duan.

Po të hedhim  një sy në mjedisin që na rrethon, shikojmë shumë persona që kanë frikë gjithnjë e më shumë, pavarësisht nga të gjitha “sukseset” që ata kanë fituar! Ata janë jashtëzakonisht të frikësuar dhe janë të prirur të injorojnë të gjitha rezultatet e mira të arritura prej të tjerëve dhe të manipulojnë me atë që të tjerët kanë fituar me drejtësi. Psikologët i quajnë ata “të pandershëm neurotikë”  që kanë helmuar jetën e tyre, duke mos qenë në gjendje të zotërojnë atë copë dokumenti si doktor shkencash e të mos flasim për grada postdoktorale që i fitojnë pas punësimit të tyre realisht pa kritere. Këtë dukuri do ta shikojmë më mirë në vazhdim.

Ne takojmë njerëz të suksesshëm çdo ditë edhe lexojmë për ta që tërhiqemi me punën e tyre.

Ndërsa e kundërta e këtyre intelektualëve të sipërpërmendur  mund të duken nga jashtë, se janë liderë të shkëlqyer, të cilët kanë arritur karrierë jashtëzakonisht të mirë, por në thelb janë thjesht paçavure dhe groteskë në sjelljet dhe veprimet e tyre, që nuk përkojnë aspak me natyrën e një intelektuali të vërtetë. Megjithatë, këta njerëz mendojnë se nuk e meritojnë atë që kanë dhe jetojnë me frikën se do të humbasin fitimet e tyre në çdo kohë, duke e bërë jetën e tyre helm, njëkohësisht helmojnë edhe jetët e tjerëve.

Shenja e parë “përsosmëria ekstreme”

Kjo qasje “intelektuale” është një formë e shqetësimit psikologjik. Këta njerëz, të cilët psikologët i quajnë të pandershëm neurotikë, bëhen gjithnjë e më shumë të frikësuar me çdo sukses që kanë arritur. Këta mund të gjenden në çdo institucion dhe në çdo nivel pune, janë një problem serioz i perceptimit dhe qëndrimit nga brenda institucionit dhe jashtë tij. Shumë udhëheqës të talentuar, të zellshëm dhe inteligjent po luftojnë me këtë sëmundje që paraqesin këta njerëz, e kjo në Kosovë ka marrë përmasa të mëdha. Këta tipa mendojnë se suksesi i tyre do të kuptohet, jo në varësi të performancës dhe aftësive të tyre, por nga mundësitë ekonomike që i kanë patur për të blerë “intelektualitetin”, nga mjedisi i tyre, prej të cilit kanë gjetur “miq” e “shokë” dashamirës të suksesit të tyre, dhe nga kushtet e koha, e cila ka “qëlluar në favorin e tyre”. Por pavarësisht shfrytëzimit të gjithë këtyre faktorëve ata vazhdojnë të bëjnë gabime në çdo kohë, duke lënë kështu gjurmë të cilat do t’i shpien drejt rrënimit të kësaj kështjelle prej rëre që këta individë i kanë vënë emrin “intelektualizëm”.

Shenja e parë e kësaj sëmundjeje është “perfeksionizmi” ekstrem. Paraqiten si profesionistë të mirëfilltë pa qenë të tillë, bëjnë si  “njerëz që dinë të gëzojnë arritjet e tyre pa u shtypur nën një ndjenjë paaftësie”, pa një obsesion të dështimit. Sidoqoftë, ata që janë të fiksuar vendosin objektiva joreale, duke dështuar në arritjen e qëllimeve të tyre dhe ndjehen të mposhtur, të pasuksesshëm dhe të pavlerë.

Së fundi, nëse punojnë më shumë, ata mendojnë se do të kenë sukses dhe do të bëhen punëtorë të vërtetë. Për fat të keq, ata e shohin veten si të dobët të mjerueshëm, ata vazhdimisht përpiqen të kompensojnë mungesen e vetëbesimit nëpërmjet punës së vazhdueshme, të frikës së mirëkuptimit dhe të dallavereve nën arsyetimin e profesionalizmit të tyre.

Në disa raste ekstreme, frika e këtyre njerëzve ndodhet në kokën e tyre. Meqënëse truri, në këto raste, është i programuar për të shkatërruar veten, gjërat nuk mund të lëvizin. Për shkak se ata kanë më shumë vështirësi në marrjen e këshillave dhe janë gjithnjë e më të bllokuar, ata kanë më shumë gjasa të dështojnë. Ngaqë ata largohen nga mjedisi i tyre për të punuar tepër, nuk u pëlqen ajo që është bërë, humbja e elementeve dhe normat e mungesave rriten.

Koha  e vetë – diagnozës

“Intelektualët” kanë frikë nga dështimi, mendojnë se është normale që të gjithë të jetojnë me frikë dhe ankth dhe ta shohin veten si një person i padobishëm. Duke krahasuar veten me të tjerët, vuajtja e tyre i bën të kalojnë në një proces mësimi, prej të cilit duhet të kalojë kohë  e nevojshme për të specifikuar problemin konkret.

Udhëheqësit duhet ta kuptojnë se nuk mund të arrijnë suksesin, vetëm duke kritikuar me fjalë pa ndërmarrë masa konkrete elementët që bëjnë gabime, në të gjithë hallkat e sistemit. Pra, është shumë i rëndësishëm inkurajimi i njerëzve që punojnë për të kontribuar pozitivisht në ngritjen e një të ardhmjeje më të mirë me pasardhës intelektualisht të shëndetshëm, dhe kjo arrihet më së miri duke dhënë modele të tilla. Modele të cilat mund të merren edhe nga institucioni për përmirësimin e tij të brendshëm dhe funksional.

Si të merremi me neurotikët e pandershëm?

Ndërsa këta njerëz jetojnë në ankth, ata gjithashtu po ngacmojnë rrethin e tyre. Këtu janë disa këshilla për t’i kuptuar dhe trajtuar ata:

Mashtruesit neurotikë i vënë vetes objektiva të paarritshëm. Ata nuk bëjnë përpjekje të vogla për të vendosur një ekuilibër mes punës dhe jetës së tyre private.

Ata hyjnë në një qëndrim në të cilin e dëmtojnë veten. Ata i lënë gjërat në rrëshqitje, bëhen plagë dhe nuk mund ta delegojnë punën e tyre te të tjerët.

Aftësitë dëgjimore ndaj udhëheqësve të tyre janë të dobëta. Ata nuk mund të jenë  të suksesshëm në marrëdhëniet ndërnjerëzore, kështu që ata bëjnë“moral” tek punonjësit dhe vartësit e tyre sikur duhet të japin kontribut dhe ata që kontribuojnë më pak se të gjithë janë vetë.

Udhëheqësve të tyre duhet t’u shpjegohet se qasja e ngulët në skemat e tyre është shqetësuese dhe do të ketë një ndikim shkatërrues në karrierën e dikujt  tjetër që është i ndershëm dhe punëtor.

Mashtruesit neurotikë duhet të mësojnë se kritiku ka një përgjegjësi.

Një i sapoardhur nuk duhet të krahasojë performancën e tij me homologët e tij që kanë bërë të njëjtën punë për vite me radhë. Një krahasim i tillë nuk do të jetë realist. Përveç kësaj, ata do të jenë të padrejtë ndaj tyre.

Të gjithë punonjësit dikur e kuptojnë se gabimet e këtij lloj intelektuali obsesiv janë të pashmangshme dhe me një fund të paracaktuar.

 

Asnjë koment

Comments are closed.