Iowa shpallë 17 shkurtin si Ditë të Pavarësisë së Kosovës
Shteti partner i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Iowa, ka shpallur ditën e 17 shkurtit si Ditë të Pavarësisë së Kosovës.
Ky vendim u mor nga Guvernatorja e Shtetit, Kim Reynolds.
Kështu ka bërë të ditur Konsullata e Republikës së Kosovës, në këtë shtet.
“Sivjet do të festojmë së bashku 15 vjetorin e Pavarësisë si dhe 10 vjetorin e Partneritetit në mes dy vendeve.
Ky vit e gjenë Kosovën me qytete të binjakëzuzara në Iowa si: Komuna e Prishtinës me City of Des Moines – Government, Komuna Pejë me City of Johnston Government, Komuna e Gjakovës me City of Fort Dodge Government, Komuna Vushtrri Faqja Zyrtare me City of Norwalk, Iowa – City Hall, Komuna e Gjilanit me Sioux City, Iowa Government dhe Komuna Junik me City of Clarion, Iowa
Së bashku me Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal jemi duke finalizuar detajet dhe sivjet do të kemi edhe Komuna e Prizrenit, Komuna e Ferizajt, Komuna e Deçanit të binjakëzuara me qytetet e Iowa-së.
Në ndërkohë jemi duke punuar për binjakëzimin e Komuna e Kamenicës – Faqja Zyrtare dhe Komuna Shtime si dhe qyteteve tjera në të dy anët e oqeanit.
Kosova është e bekuar me miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Urime populli i Kosovës nga populli i Iowa” thuhet në njoftim.