IPK rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë në dy raste të ndara
Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve për dy raste të ndara i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për dy zyrtarë policorë.
Lidhur me rastin e parë IPK kishte pranuar informacione dhe është duke zhvilluar hetim ndaj një zyrtari policor (me detyrë në njësinë e trafikut rrugor në Prishtinë) me dyshimin se i njëjti jashtë detyrës zyrtare është i përfshirë në një rast të kanosjes.
Edhe në rastin tjetër që është raportuar në Fushë Kosovë, hetuesit e IPK-së janë duke zhvilluar hetim ndaj një zyrtari policor (me detyrë në Stacionin Policor në Fushë Kosovë) me dyshimin se i njëjti jashtë detyrës zyrtare është i përfshirë në një rast të kanosjes.

