25-11-2024

IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor me gradën e nënkolonelit policor.

Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë janë duke hetuar një rast ku i dyshuar është një zyrtar policor me gradën e nënkolonelit me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Ushtrim ndikimi” dhe “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”.

Rekomandimi për suspendim është bërë në interes të procedurës hetimore përderisa hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore për këtë rast në koordinim me prokurorinë e shtetit.

Asnjë koment

Comments are closed.