Isa Mustafa jep dorëheqje!
Sipas burimeve të Gazeta Blic pas dorëheqjes së Isa Mustafës, bie edhe kryesia aktuale e partisë, dhe se sipas Statutit të LDK-së, thirret Kuvendi i ri zgjedhor i partisë.
Ky burim thotë se sipas Statutit të LDK-së, pas dorëheqjes së Kryetarit dhe shpërbërjes së Kryesisë, caktohen njerëzit për përgatitjen e Kuvendit.
Ndryshe, LDK të dielën ka pësuar debakëll, duke marrë vetëm 13 për qind të votive, rezultat ky më I dobëti në historinë e kësaj partie.
“Miq të nderuar, në ditët në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë të zgjedhjeve. Z. Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si Kryeministër por edhe gjatë fushatës. Çfardo të jetë, LDK e respekton rezultatin e zgjedhjeve. Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin. IM”, ka shkruar ai.
Pas rezultatit të zgjedhjeve, kishte reaguar edhe kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, i cili e ka marrë përsipër këtë rezultat.
Reagimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Të dashur votues të LDK-së dhe struktura të LDK-së,
Sipas vlerësimeve preliminare, Kosova ka përmbyllur një proces të rregullt zgjedhor. Kjo tregon për kulturën demokratike që është vendosur tanimë në procese zgjedhore, që është përmbushje e standardeve evropiane.
Unë ju falënderoj për besimin e dhënë. Por, rezultatet preliminare janë krejt tjera prej atyre që kam pritur.
Prandaj, unë e marrë përgjegjësinë e plotë për këtë rezultat zgjedhor të LDK-së. Në ditët në vijim do të diskutoj gjerësisht me organet e LDK-së për këtë përgjegjësi.
Pres që KQZ-ja të përmbyllë sa më parë procesin e numërimit të votave dhe certifikimit të rezultateve, që t’i hapet rrugë themelimit të institucioneve të reja të vendit.
Unë do të jem gjithmonë mirënjohës për mundësinë që më është dhënë nga LDK-ja për t’u shërbyer qytetarëve dhe do të mbetem mbrojtës i pakompromis i demokracisë dhe orientimit pro-perëndimor të Republikës se Kosovës.
LDK-ja do të jetë opozitë konstruktive në mbrojtje të interesit të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.
Qeveria në detyrë do të kujdeset për mbarëvajtjen e punëve deri në zgjedhjen e qeverisë së re nga Kuvendi i Republikës.
I juaji,
Avdullah Hoti