Isa Mustafa: Kam simpati për Limajn, s’e kam problem që Nisma të jetë pjesë e qeverisë
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa nuk e ka përjashtuar mundësinë që Nisma të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme, nëse kjo e fundit e kalon pragun zgjedhor dhe po ashtu nëse për këtë dakordohet partneri kryesor qeverisës, LVV.
“Kam simpati për Limajn, e vlerësoj si te dishëm për politikë. Nëse Nisma i merr votat, unë uroj që ta merr. Janë vota tyre, nuk janë tonat. Mbetet çështje e hapur me VV-në a do ta kemi Nismën. Për mua nuk do të kishte problem që ta kemi Nismën në qeveri, por varët edhe nga VV si parti e parë”, tha Mustafa në një intervistë për Klan Kosova.
Nisma mund të jetë partia e pestë shqiptare që do të jetë pjesë e Parlamentit ët ardhshëm, pasi gjatë rinumërimit të votave ka shënuar ngritje të votave, duke pasur parasysh se do të rinumërohen edhe mbi 500 vendvotime, Nisma mund ta kalojë pragun prej 5%.