Ish-gazetari sportiv Thaçi: KF “Liria” me kriza në rezultate dhe menaxhim
Ish-gazetari sportiv në Prizren, Durak Thaçi, ka bërë një deklarim rreth gjendjes në KF Liria, pas rezultateve të dobëta, ku klubi është në fund të tabelës, apo në vendin e 10-të në Superligë, ndërsa së fundi pësoi humbje të thellë në Prizren, nga skuadra e Gjilanit 0 me 4. Klubi me traditë po rrezikon mbetjen në rangun e parë të garave, ku arriti të hyjë këtë sezon.
Postimi i tij i plotë në “facebook”:
KF.Liria pas lojës së dobët dhe krizës në rezultate ka krizë edhe në menaxhim. Liria në menaxhim ka pas kriza edhe në të kaluarën,por jo në rezultate,pasi lojtarët janë vetorganizuar dhe kan tejkaluar problemin menaxhues deri në zgjedhjen e kuvendit dhe formimin e kryesisë.
Një fakt real po u’a kujtoj në vitet e hershme kur kapiteni i atëhershëm ishte Ismajl Berisha i cili ka udhëheq stërvitjet në mungesë të kryetrajnerit,me angazhimin e vetë lojtarëve por rezultatet nuk kanë munguar.
Autor i këtij shkrimi është i sportit në gazetën ditore ”Zëri” për 10 vite me radhë
Lexo edhe: