Ish-hetuesja e Hagës: Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar
Ish-hetuesja e Gjykatës së Hagës Nevenka Tromp, ishte në mesin e atyre që morën fjalën para mijëra pjesëmarrësve në Prishtinë, në protestën e veteranëve kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Tromp tha se drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.
“Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Kjo nuk është vetëm një parullë – është realiteti i dhimbshëm që ju po përballeni prej vitesh. Që drejtësia të pranohet, ajo duhet të ketë legjitimitet. E dimë që drejtësia mund të jetë si subjektive ashtu edhe objektive, por në të dyja rastet ajo duhet të zbatohet përmes institucioneve të ligjshme, të qëndrueshme dhe të pavarura.

Gjykatat, ligjet dhe profesionistët e drejtësisë duhet të veprojnë në mënyrë të paanshme dhe profesionale. Nëse drejtësia zbatohet në mënyrë selektive apo simbolike, rrezikon të perceptohet si padrejtësi. Në raste të tilla, gjykimet nuk janë më për të zbuluar të vërtetën – por duken si gjykime të inskenuara”, tha ajo.