24-11-2024

Ish-kuvendari më aktiv i AAK-së, Ilir Baldedaj aderon në LDK

Ish-kuvendari më aktiv i AAK-së, në përbërjen e kaluar të Kuvendit Komunal, Ilir Baldedaj aderoi në LDK, raporton Gazeta e Prizrenit.

Baldedaj ka pasur edhe poste të tjera.

Komunikata e LDK-së:

Sot, në selinë e LDK-së në Prizren, kryetari i Degës z.Driton Selmanaj, e mirëpriti në LDK z.Ilir Baldedaj, i cili në jetën e tij ka bartur pozita të rëndësishme publike.

Z. Baldedaj, ka qenë Drejtor i Administratës në K.K Prizren, Shef i Kuvendarëve të AAK-së në Asamblenë Komunale si dhe Këshilltarë në Zyrën e Kryeministrit.

Z. Baldedaj, ka vendosur që nga sot kontributin e tij në politikë ta jap në Lidhjen Demokratike të Kosovës – Dega në Prizren, bashkë me bashkëpuntorë tjerë të cilët i kanë qëndruar afër tij gjatë gjithë aktiviteteve të tij.

Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren, është e vendosur për rikthimin e fuqishëm të saj me kulturën e mirë qeverisjes në shërbim të qytetarëve, prandaj aderimi i z. Baldedaj nuk do të jetë i vetëm.

Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren, do të jetë partia kryesore dhe alternativa e vetme për qytetarët e Prizrenit, prandaj hapja, rritja dhe fitorja e LDK-së do t’i jap frymë qytetit të Prizrenit.

Na priftë e mbara Ilir!

Asnjë koment

Comments are closed.