25-10-2024

Ish- Presidenti Clinton publikon video nga vizita në Shqipëri, përmend Kosovën

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka publikuar një video nga vizita e tij në Shqipëri, duke e përmendur edhe Kosovën.

Clinton ka thënë se gjatë luftës së fundit në Kosovë, Shqipëria shërbeu si partner jetik për paqen duke pranuar gjysmë milioni refugjatë.

“Gjatë konfliktit të Kosovës, Shqipëria ndihmoi njerëzimin të triumfonte – duke pranuar gati gjysmë milioni refugjatë dhe duke shërbyer si një partner jetik për paqen”, shkroi Clinton në rrjetin social Twitter.

“Javën e kaluar, pata nderin të festoja lidhjet e miqësisë midis dy vendeve tona dhe të shihja se çfarë është e mundur kur njerëzit përqafojnë demokracinë”.

Asnjë koment

Comments are closed.