Ish-Presidenti Klinton nesër në Shqipëri, zbardhet agjenda
Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Klinton do të vizitojë për herë të parë Shqipërinë të hënën dhe të martën.
Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të ShBA-së dhe ShqipërisëRama dhe Klinton do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e të dyja vendeve.
Në orën 19:05 Rama do të mbajë fjalën e rastit dhe më pas do të ftojë Klintonin të marrë çmimin e akorduar.
Në orën 19:25 do të zhvillohet ceremonia e nderimit të presidentit të 42 të ShBA-ve Bill Klinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike” që do të pasohet nga fjalimi i tij./tvklan.al