Ish- trajneri Ballkanit, Ilir Daja e fiton Kupën e Shqipërisë me Dinamon
Dinamo e Tiranës e ka fituar kupën e Shqipërisë, duke fituar ndaj kampiones aktuale të këtij shteti, Egnatias.
“Nëndetësja” triumfoi pas ekzekutimit të penalltive, pasi ndeshja e rregullt u mbyll 2-2, raporton Klankosova.tv.
Timonjeri nga Tirana kishte sukses të jashtëzakonshëm me kampionët e Kosovës, Ballkanin, duke triumfuar në tri edicione në Superligë, Kupë e Superkupë.
Gjithashtu shkroi histori në arenën ndërkombëtare, duke shkuar dy herë në grupet e UEFA Europa Conference League. Me Dinamo Cityn, tironsi është në garë edhe për titullin kampion, ku do të luaj në Playoff.