12-04-2025

Ishte në lidhje me viktimën, ky është personi që u arrestua pasi dyshohet se e shtyu për vetëvrasje 26-vjeçaren

Një 26 vjeçare, ka vdekur dje pasi ka rënë nga një objekt në lagjen Lakrishtë të Prishtinës. Policia, sot ka bërë të ditur përmes raportit 24 orësh, se e njëjta dyshohet se bëri vetëvrasje.

Lidhur me rastin është arrestuar një person.

Në media po raportohet se i arrestuari ishte në lidhje me viktimën.

“Raportohet se viktima femër kosovare ka rënë nga kati i shtatë i ndërtesës. Një person mashkull  kosovar është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoj policia.

Sipas, Sinjalit i arrestuar në lidhje është 30-vjeçari, Valmir Sheqiri.

Ai dyshohet se e ka shtyrë të dashurën e tij të kryejë vetëvrasje në rrethana tragjike në banesën ku jetonte në Lakrishtë të Prishtinës.

Viktima kishte jetuar me qira në atë banesë dhe dyshohet se është hedhur nga kati i shtatë, pas një periudhe të gjatë presioni psikologjik të ushtruar nga i dyshuari.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.