23-01-2025

Islam Ukimeri: Taksive duhet lehtësuar fushëveprimin

Kandidati për anëtar të Kuvendit të Komunës së Prizrenit nga PDK, Islam Ukimeri (njëherësh kuvendar aktual) sot ka pasur këtë aktivitet:

Njoftimi:

“Gjatë ditës, jam takuar me disa përfaqësues të taksive private, që operojnë në rrethinën e Prizrenit. Këto taksi, veprojnë në kushte jo të përshtatshme në komunën tonë.

Këta përfaqësues, kanë kritika të mëdha ndaj udhëheqjes aktuale, sepse në njërën anë paguajnë me rregull të gjitha taksat komunale, e në anën tjetër ekzekutivi nuk po i’u krijon kushte të favorshme për ta ushtruar veprimtarinë e tyre.

Me rikthimin tonë në pushtet pas 17 tetorit, ne do të i’u përgjigjemi me kohë të gjitha kërkesave të tyre të cilat janë legjitime, sepse ne duhet të i’a lehtësojmë taksive fushëveprimin, e jo t’i ngarkojmë, sepse këta persona me këtë punë që bëjnë, mbajnë me djersë familjet e tyre”.

#PDK177
#ShaqirTotaj
#BashkëpërPrizrenin
#IslamUkaj4

Sponsorizuar

Asnjë koment

Comments are closed.